Protestë në Fier, punonjësit e rafinerisë së naftës të pasiguruar dhe 4 muaj pa marrë rrogën

16 Dhjetor 2019, 19:22

Punonjësit e rafinerisë së naftës në Ballsh “Tosk Energji” kanë dalë gjatë ditës së sotme në protestë. Punëtorët thonë se nuk kanë marrë pagat për 2 muaj dhe nuk i janë paguar sigurimet shoqërore prej disa muajsh.

Rreth 800 punonjës të kompanisë “Tosk Energji” janë të papunë prej 4 muajsh. Punonjësit kanë kërkuar ndërhyrjen e ministrisë që tu paguhen pagat dhe të rikthehen sërish në punë. Ata thonë do të përshkallëzojnë protestat nëse nuk marrin një zgjidhje. Kjo situatë me rafinerinë e Ballshit ka ndodhur disa herë, por sërish pagat vijojnë të vonohen.