Protestë në Kakavijë/ Qytetarët: Ambulanca ka kaluar njerëz pa radhë

15 Gusht 2020, 17:08

Disa qytetarët shqiptarë që po presin në pikën kufitare të Kakavijës, për të kaluar në kufirin grek pretendojne qe punonjësit e ambulancave dhe efektivët e policisë kanë kaluar njerëz pa radhë. Akuza qe tani për tani mebteten pa asnje lloj konfirmimi, edhe pse te gjithë qytetare atje jane ta pasjur me celularet për te dokumentuar abuzimet  e pretenduara

Sipas tyre, ambulancat nuk kanë qenë në shërbim, por kanë kaluar pa radhë njerëz të njohur.

"Një makinë e kuqe në targë greke kaloi në kundra vajtje, policia e kaloi përpara nesh. Kanë marrë autobusat jashtë radhe dhe i kanë kaluar.

Këto ambulancat nuk kanë qenë në shërbim të popullit, kanë qenë për të shtypur njerëzit. Ambulancat kanë marrë njerëz dhe i kanë kaluar lartë në doganë. Ku është ministri i Jashtëm. Si ka mundësi që tërë natën ambulancat lartë e poshtë duke transportuar njerëz për të kaluar kufirin, ndërsa sot s'ka asnjë ambulancë. Na shtypën edhe fëmijën", deklaruan qytetarët shqiptarë që po presin në doganë.