Protestë në një pallat në Durrës, banorja: Kur i thashë italianit që kjo është shtëpia ime, u çudit

10 Gusht 2020, 16:47

Banorët e lagjes nr. 5 në Durrës të cilët janë pjesëtarë të një pallati 8 katësh, organizuan një protestë përpara pallatit të tyre. Banorët kërkojnë që të kryhen procedurat për riekspertimin e pallatit të tyre në mënyrë që ata të dinë perspektivën e pallatit të tyre.

Ekspertiza e parë e ka klasifikuar dëmtimin e këtij pallati nga tërmeti i 26 nëntorit të shkallës DS4. Por ende nuk është vendosur se çfarë do të bëhet me këtë pallat.

Në këto kushte banorët kërkojnë një riekspertim të dytë në bazë të të cilit do të vendoset nëse pallati do të shembet apo do të riparohet. Gjatë kësaj periudhe banorët janë trajtuar me bonus qiraje.

Banorët kërkojnë riekspertim për shkak se në të gjitha rastet kur janë marrë vendime janë kryer ekspertime të dyta.