Protestë tek Ura Vajgurore/ Fermerët e mbështetur nga PD hedhin prodhimet në rrugë

10 Shkurt 2019, 15:59

Një grup banorësh dhe fermerësh përkrahës të opozitës, kanë protestuar këtë të dielë në zonën e Urës Vajgurore duke iu përgjigjur thirrjes së Kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për të  për t'i bashkuar protestës së madhe që pritet të mbahet më 16 shkurt para Kryeministrisë në kryeqytet.

Me banoret ne kete proteste është bashkuar  edhe i dërguari i kryesisë së PD-së, se për Beratin, Eno  Bozdo, i cili i ka bërë  thirrje banorëve të bashkohen në protesten e madhe të 16 shkutit në Tiranë.

Në shenjë proteste ndaj pakënaqësisë së tyre, një grup mbështetësish të Partisë Demokratike, kanë zgjedhur të hedhin prodhimet e tyre në rrugë, ndërsa ankohen se po protestojnë pasi qeveria i ka lënë ata të falimentojnë për shkak të taksave të larta , mungesës së subvencioneve, rritjes së çmimit të naftës etj.

Protesta është zhvilluar në  Urën e Kucit, në ndarjen e Beratit me Lushnjen ndërsa ësaj proteste në në këtë qytet  pritet t'i bashkohet edhe kryedemokrati Lulzim Basha  rreth orës 16.00.