TIRANË - Protesta e së mërkurës në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" është një tjetër situatë që trajtojmë në episodin e kësaj të shtune në Emisionin 112. Efektivët e policisë morën urdhër që ky grupim qytetarësh që po protestonin duhej të shpërndahej për shkak të gjendjes që vendi po kalon me virusin COVID-19. Në emision transmetojmë pamjet e shoqërimeve në komisariat të disa prej protestuesve ndërsa ata procedohen për "mosbindje ndaj urdhrit të policisë" dhe "pengim të qarkullimit rrugor". Shikoni episodin e plotë