Protestuesi i çuditshëm hipën te Kryesia e Kuvendit dhe bën veprimet e rrezikshme

3 Qershor 2019, 07:21

Ky është protestuesi më i çuditshëm në tubimin e shtatë të opozitës kundër qeverisë Rama. Ka mundur të ngjitet në katin e parë të kryesisë së kuvendit që ndodhet para kryeministrisë....por nuk ka përdorur shkallët. Ai është njgitur nga muri duke qëndruar në fasadën e godinës në dritaret e katit të parë. Ka bërë disa lëvizje të rrezikshme në dukje, është ulur në njërën nga dritaret, ka përshëndetur simpatizantët me simbolin e dy gishtave. Më tej ka zbritur për t'ju bashkuar sërish protestës. Edhe më herët mbështetësit e opozitës kanë bërë veprime të çuditshme duke hipur nëpër pemë dhe vende të larta, që solli edhe lyerjen e shtyllave me graso për të shmangur ngjitjen e protestueve.