Protestuesi: O shefi pse më gjuani? Polici: Ik në shtëpi, se je i pirë

11 Dhjetor 2020, 20:01 | Përditesimi: 11 Dhjetor 2020, 20:23

Një situatë e paqartë ka ndodhur pranë Bibliotekës Kombëtare, ku një protestues ka pretenduar se policia e ka qëlluar.

"O shefi mos më gjuaj", mësohet të ketë thënë ai, por polici i thotë që të largohet në shtëpi, pasi ishte i dehur.

"Ik në shtëpi, se je i pirë", i ka thënë polici, por pas rezistencës së të riut dhe ofendimeve, ai është shoqëruar në Komisariat.

b.ha./Shqiptarja.com