Protestuesi: S'duam takim me Brahimajn, por Agim Kajmakun! Gimin e kapim për veshi, atë kemi votuar

25 Qershor 2020, 10:41

Protestuesi e quan si aferë korruptive planin e rindërtimit të lagjes së re në Vorë. Në një prononcim për Report Tv, ai thotë se kërkon takim me kryetarin e Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku, edhe pse ai është larguar për shkak për dekriminalizimit. Ai thotë se Kajmaku duhet të përgjigjet për këtë pasi, atij i kanë dhënë qytetarët votën.

"Kjo është aferë korruptive direkt. Na thonë e ka firmosur kryeministri dhe s'kemi ç'bëjmë. Të sjellin kryetarin tjetër që ishte se ne atë vumë. Gimin e kapim për veshi se i themi që ty të kemi votuar, ndërsa ky thotë nuk me ke votuar mua", tha protestuesi.

    No videos found.