Protestuesit gjejnë të fshehura në kioskë dy deputete të PS: Lerini se janë gra

27 Shkurt 2019, 10:10 | Përditesimi: 27 Shkurt 2019, 10:28

Në tubimin e djeshëm të opozitës u regjistruan disa akte dhune. Ministri Klosi dhe deputeti Sterkaj u sulmuan nga protestuesit, ndërsa në rrjetet sociale po qarkullon një tjetër video, skandaloze, kur dy deputete socialiste Evis Kushi, deputete e PS në Elbasan dhe Antoneta Dhima e PS në Fier largohen me vrap pas kërcënimeve nga militantët e opozitës. Situata e turpshme ka ndodhur dje, teksa deputetet po drejtoheshin për në Kuvendin e Shqipërisë. Konflikti politik ka eskaluar, teksa tashmë opozitarët i shikojnë si armiq deputetët e shumicës. Por në këtë moment ndërhyn njëri nga 'shërbimi' i PD-së duke i mbrojtur duke ndaluar militantët pasi “janë gra”. 'Leri bac se janë gra' dëgjohet duke thënë ai.

b.ha./Shqiptarja.com