Protestuesit s’kursejnë as bizneset private! Molotov dyqanit të atleteve në zonën e 5 majit

13 Dhjetor 2020, 17:23 | Përditesimi: 13 Dhjetor 2020, 17:23

Përpos sulmit ndaj institucioneve dhe pronës publike, protestuesit nuk po kursejnë as biznesin privat. Denoncimi vjen nga pronarët e dyqaneve në zonën e 5 majit. Kjo godinë mëngjesin e kësaj të diele është konstatuar me xhama të thyer dhe ambiente të djegura. Ambientet e saj janë marrë me qira tek biznesi privat për aktivitete të ndryshme tregtare. Astrit Marku, pronari i dyqanit të djegur, tregon në Report Tv se çfarë ka ndodhur. "Na kanë shkaktuar dëm të madh. Është djegur dokumentacioni i biznesit. Mund të kem pas një vlerë rreth 100 mln lekë mall se jam biznes i madh. Kërkojmë nga shteti të zbardhen, gjenden personat. Sipas ekspertëve që erdhën në vendngjarje, zjarri ka ardhur nga godina, kanë gjuajtur tek godina me molotov dhe ka kapur kabullin e ka hyrë ne dyqan. Na kanë dëmtuar jashtë mase, është puna e disa viteve këtu", tha Marku. Të dëmtuara janë edhe të tjera biznese të tjera në këtë zonë. Pamje nga zjarri në këtë godinë u publikuan nga Stresi si djegia e selisë së PS, duke synuar në nxitje të dhunës.

b.ha./Shqiptarja.com