Disa protestues kanë qëlluar makinat e policisë duke i thyer xhamat dy prej tyre. Ato kanë qenë të parkuar në Bulevard. Policët kanë larguar me shpejtësi dy prej tyre, ndërsa një makinë tjetër është sulmuar më shumë pasi në atë momente brenda nuk kishte asnjë polic. Disa protestues kanë ndërhyrë, duke e ndalur sulmin ndaj makinave dhe kanë lejuar policin që ta largojë.