'Protokolli i kuq' mbyll fasoneritë në Krujë, administratorët: Nëse qeveria nuk na dëgjon do largohemi nga Shqipëria

30 Prill 2020, 22:14

27 fasoneritë e Krujës kanë pezulluar aktivitetin për shkak se nuk plotësojnë dot kriteret e vendosura nga qeveria përmes "Protokollit të kuq".

Sipas tyre është e pamundur të ruhet distanca 2 metra në fasoneri dhe në autobus. Ata kërcënojnë se do të largohen nga Shqipëria për të hapur bizneset e tyre në vendet e rajonit.

Biznesi fason në rrethin e Krujës është i pezulluar prej disa ditësh. Administratorët shprehen se e kanë të pamundur të punojnë për shkak të masave strikte të ndërmarra nga qeveria, siç njihet ndryshe protokolli i kuq.