Prova e së vërtetës për EURO 2024, sot Shqipëria sfidon Çekinë kryesuese! Sylvinho fikson titullarët

7 Shtator 2023, 14:26

Erdhi ora e ndeshjeve të vërteta. Shqipëria sfidon mbrëmjen e sotme Çekinë kryesuese të grupit E për Euro 2024. Takimi nis në 20:45 në Pragë qytet që është pushtuar nga tifozët shqiptarë. Trajneri Sylvinho e ka përcaktuar formacioni e thotë që skuadra është gati.