Provimet e maturës, Ministria e Arsimit shpjegon rregullat për Report TV

24 Maj 2018, 15:44 | Përditesimi: 24 Maj 2018, 15:44

Sallata e palestrave, hollet apo korridoret e shkollave dhe universiteteve do të jenë ambientet në të cilat maturantët do të zhvillojnë provimet e maturës. Kjo procedurë ashtu si edhe vitet e tjera kërkon të minimizojë mundësinë për kopjim. Në një intervistë për Report TV, specialistja e sektorit parauniversitar në ministrinë e arsimit, Shqiponja Lamçe shpjegon ndër të tjera se nuk do të ketë shtesa personeli për mbikëqyrjen e procesit të provimeve.

b.ha./Shqiptarja.com