Provojnë të çajnë murin, por s'ia dalin! Tentohet për herë të tretë të grabitet qendra komunitare në Shkodër

27 Janar 2020, 16:05

Një tentativë grabitje është regjistruar në Shkodër në Qendrën Komunitare “Për Familjen” nr. 5 të Bashkisë Shkodër. Ngjarja mësohet se është regjistruar në orët vona të së shtunës, ndërkohë që punonjësit e qendrës kanë evidentuar dëmin mëngjesin e hënës kur kanë parë dëmtimin që i është bërë pjesës së murit ku grabitësit kanë bërë gati gjithcka për të hyrë në pjesën e prapme të qendrës komunitare.

Hajdutët kanë tentuar që të çajnë murin me mjete të forta për t'u futur brenda por nuk kanë mundur. Kryetari i Rajonit Nr.5 Pal Pepa një intervistë për mediat ka sqaruar ngjarjen e ndodhur ndërkohe që i ka bërë thirrje policisë së Shtetit të zbardhë këtë ngjarje, e cila është e përsëritur, pasi ishte hera e tretë që tentohet vjedhja.