PS dhe opozita 'OK' zgjatjes së gjendjes së fatkeqësisë, miratohet edhe bonusi i qirasë

17 Dhjetor 2019, 13:13 | Përditesimi i fundit: 2019-12-17 14:40:37

TIRANE-Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka miratuar kërkesën e qeverisë për shtyrjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore edhe për tre muaj, pra zgjatjen deri në 31 mars të vitit 2020 dhe përdorim e procedurës së përshpejtuar për subvencionimin e pagesës së qirasë së banesës për familjet e mbetura pa strehrë nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

Zgjatja e periudhës së fatkeqësisë, por edhe miratimi i qirasë që shkon në rreth 1.2 mld lekë është miratuar edhe me votat e opozitës. Zv/ ministrja e Financave Belinda Ikonomi e ta të hapur mundësinë që qytetarët të aplikojë në qytet tjetër për qiranë nëse duan. Gjendja e fatkeqësisë e shpallur në fund të nëntorit përfundon në fund të këtij muaji, prandaj qeveria ka kërkuar që kjo masë të shtyhet në qarqet Tiranë, Durrës dhe në Lezhë. Vendimet do të miratohen nesër në Kuvend. Por cilat janë arsyet që kërkohet zgjatja? Në vendimin e qeverisë, theksohet se duke pasur parasysh se lëkundjet e tërmetit ndonëse me frekuencë dhe intensitet më të ulët vazhdojnë të ndihen në qarqet e përmendura, veprimtaria e strukturave operacionale dhe nevoja e marrjes se masave në kuadër të gjendjes së fatkeqësisë natyrore është emergjente, si në ditët e para të marrjes së masës. Gjithashtu, nëse vendi nuk është në gjendje fatkeqësie natyrore nuk mund të kërkohet as ndihmë nga jashtë, ndërkohë që konferenca e donatorëve është parashikuar në fund të janarit në Tiranë.