'PS do të deformojë votën', PD denoncon: Drejtorët e shkollave po mbledhin të dhënat e prindërve

8 Tetor 2020, 14:48

Ish deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka denoncuar Partinë Socialiste se po angazhon administratën publike për fushatën elektorale të saj.

Përmes një deklarate zyrtare, Boçi thotë se në lojë kanë hyrë edhe drejtorët e shkollave, të cilët sipas tij nuk punojnë për të mirën e nxënësve, por i shërbejnë partisë.

Më tej ai thotë se drejtorët e shkollave janë urdxhëruar që të marrin të dhënat personale të prinbdërve të nxënësve.

"Ndodhem në shkollën “Onufri” më Elbasan. Drejtori i kësaj shkolle, Ervin Goxhaj, me urdhër politik dhe të paligjshëm u ka kërkuar mësuesve të mbledhin kartat e identitetit të prindërve", deklaron Boçi.

Ai i ka bërë thirrje ministres Kushi që t'u sigurojë nxënësve kushtet për mësim, pasi sipas tij t'u kërkosh të dhënat personale është kriminale.

"Këto ditë kanë qenë të mbushura me denoncime nga mediat, të cilat kanë sjellë fakte, dëshmi dhe prova rreth përpjekjes së Partisë Socialiste për të deformuar votën e qytetarëve.

Me urdhër të Edi Ramës është angazhuar çdo hallkë shtetërore në një operacion të paligjshëm që angazhon administratën publike në fushatën e pistë të partisë në pushtet.

Nuk është vetëm përpjekja e dështuar me manipulimin e listave përmes zhvendosjes së votuesve në të gjithë Shqipërinë, nuk është vetëm mbledhja e kartave të identitetit me urdhrat e paligjshëm të drejtorëve të spitaleve, siç pamë në Peshkopi.

Në lojë kanë hyrë edhe drejtorët e shkollave, të cilët janë disa militantë që nuk punojnë për të mirë  e nxënësve, por i shërbejnë partisë shtet.