PS e shpëtoi Presidentin nga shkarkimi, Rama: Tutorin e opozitës s'e lau uji i 'Venecia'-s!

27 Korrik 2020, 15:13

Historia e komisionit hetimor për Presidentin mbyllet me një rekomandim për bërjen e një ligji organik për institucionin e kreut të shtetit, pasi shumica socialiste u tërhoq nga nisma duke shpëtuar Ilir Metën nga shkarkimi. Kryeministri Rama theksoi në seancë se presidenti e ka shkelur rëndë kushtetutën dhe se është sjellë si tutor i opozitës duke përdorur postin për të nxitur konflikt, por deklaroi se maxhoranca i nënshtrohet opinionit të Komisionit të Venecias se shkelja nuk është aq e rëndë për të justifikuar shkarkimin nga detyra të ish-aleatit, që e çoi në Presidencë. Kreu i grupit Demokrat Murrizi u shpreh se Rama dhe Meta janë ortakë.