TIRANË- Objektiva për mandatin e tretë dhe respekt për jetën e qytetarit ishin karakteristikat që çelën fushatën zgjedhore të 25 prillit të Partisë Socialistë në sheshin "Skënderbej". Fushata nisi me Himnin Kombëtar të kënduar nga Vikena Kamenica, ruajtjen e distancës mes 153 kandidatëve dhe krijimin e një skenografie simbolike, atë të 'trëndafilit' të socialistëve.
Fjalimi i kryeministri Edi Rama u fokusua pikërisht në dhënien e mesazhit se PS po bën gjithçka që kjo pandemi të marrë fund sa më shpejt, që nga sigurimi i vaksinave, investimet në sistemin shëndetësor e deri tek investimet e projektet e së ardhmes që do të nxisin zhvillimin e vendit dhe për të bërë të pakthyeshme reformat dhe proceset demokratike që vendi ka nisur përgjatë këtyre 8 viteve.
Shumë ndryshe ishte fushat e PD, ku u kthye në një 'bombë' infeksioni për jetën e qytetarëve në një tjetër shesh atë "Nënë Tereza' jo shumë larg nga aty ku po zhvillohej fushat e socialistëve. Rama nuk nguroi të komentonte ashpër këtë skandal duke thënë se PD dhe 'dhëndri' i saj në krye tha mesazhin e tmerrshëm për të gjithë qytetarët se me jetën e tyre mund të tallesh. Kreu i socialistëve tha se Shqipëria nuk mund t'i besohet më Sali Berishës, Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, ndërsa e cilësoi Bashën thjeshtë si 'kukull' të tyre.
I bindur se më të mirë se PS për Shqipërinë nuk ka, Rama e mbylli me urimin e një nate të bardhë që do të shoqërojë 30 netët e tjera të bardha përgjatë gjithë fushatës deri në ditën e votimit, që për socialistët do të përfundojë me marrjen e mandatit të tretë historik nga ana e tyre.