PS hap fushatën, Rama: Ndryshimi i madh, ne respektojmë rregullat anti-COVID, PD mesazh të tmerrshëm

25 Mars 2021, 18:12 | Përditesimi i fundit: 2021-03-25 20:06:13

PS ka çelur zyrtarisht fushatës zgjedhore në sheshin “Skënderbej”. Fushata e socialistëve është hapur me Himnin Kombëtar të interpretuar nga Vikena Kamenica.

Në aktivitet janë të pranishëm vetëm 153 kandidatët për deputetë në të gjitha qarqet, duke respektuar masat anti COVID dhe duke ruajtur distancën. 

Në ndryshim nga zgjedhjet e kaluara, ku sheshet kanë qenë të tejmbushura nga simpatizantë të partive, kjo fushatë nuk do të ketë grumbullim të simpatizantëve të asnjë prej forcave politike, për shkak të COVID.

Në sheshin Skënderbej nuk ka njerëz, por vetëm kandidatët të vendosur në distancë nga njëra tjetra, ndryshe aktiviteti i PD i organizuar te sheshi “Nënë Tereza” ku janë mbledhur njerëzit në grumbuj.