PS mbledh 25 partitë aleate në takim, vendos riaktivizimin e koalicionit të majtë

12 Mars 2019, 16:56

Partia Socialiste ka mbledhur sot 25 partia aleate, të cilat kanë pranuar të riaktivizojnë koalicionin për zgjedhjet lokale.

Nga takimi i drejtuar nga Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla, u analizua situata politike në vend, dhe aleatët dolën me një deklaratë të përbashkët për shtyp.

“Braktisja nga një grup deputetësh të PD dhe LSI të Kuvendit, të tempullit të demokracisë institucionale, synon të dëmtojë rëndë interesat tona kombëtare dhe strategjike në favor të interesave të ngushta të karrierës personale dhe llogarive partiake.

Retorika dhe përdorimi i dhunës prej PD dhe LSI për qëllime politike tenton destabilizimin e vendit dhe kaosin shoqëror, duke na kthyer shumë vjet mbrapa, në të kaluarën me ngjarje të rënda të viteve  ‘97 e ’98”.

Aleatët mbështesin kryeministrin Rama për të votuar reformën zgjedhore me opozitën e re.

“Mbështesim ndryshimet e propozuara të Kodit Zgjedhor dhe thellimin e këtyre ndryshimeve për të garantuar depolitizim të plotë të të gjithë Administratës Zgjedhore, pjesëmarrjen e emigrantëve në proceset zgjedhore dhe përdorimin e teknologjisë për numërimin elektronik të votave në një projekt pilot qysh në zgjedhjet vendore të 30 Qershorit.

Angazhohemi për të ndërtuar një platformë të përbashkët  për një koalicion funksional dhe fitues të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”.

Në fund të deklaratës, u bëhet thirrje partive politike të të gjithë spektrit pluralist në vend të regjistrohen si pjesëmarrëse në zgjedhje pranë KQZ-së brenda afateve sipas Kodit Zgjedhor.

Partitë riaktivizojnë koalicioni me PS

Partia Socialiste          

Partia Social Demokrate

Partia Demokracia Sociale

Aleanca Popullore

Partia Socialiste e Moderuar

Aleanca Demokratike

Partia e Gjelbër

Partia e Unitetit Kombëtar

Partia G99

Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet

Partia Ardhmëria Shqiptare

Partia Për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve

Partia Socialpunëtore e Shqipërisë

Partia e Reformve Demokratike Shqiptare

Partia e të Drejtave të Mohuara

Aleanca për Barazi e Drejtësi Europiane

Partia e Punës së Shqipërisë

Partia Komuniste e Shqipërisë – 8 Nëntori

Partia Demokratike për Integrim dhe Prosperitet

Partia Kristiandemokrate

Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare

Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen

Partia e Çështjeve Shqiptare

Partia Demokracia e Re Europiane

Partia Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve

Partia Fronti i Majtë