PS mbyll fushatën në Tiranë, Rama: Ne e ardhmja, PD e shkuara! 25 prilli dita e çlirimit nga demoni

22 Prill 2021, 18:14 | Përditesimi i fundit: 2021-04-22 20:05:34

TIRANË- Pasditen e sotme Partia Socialiste, te Sheshi Skënderbej zhvillon aktivitetin e madh përmbyllës të fushatës në Tiranë. Fjalën e kanë marrë një e nga një kandidatët për deputet në qarkun e Tiranës, ku e para ishte Luljeta Bozo e cila tha se PS është forca më progresiste, e ndërsa ministrja Belinda Balluku tha se në 25 prill, vota duhet të shkojë "për patronazhistët më të mirë në Ballkan". Rama tha se PS e ardhmja, PD e shkuara dhe se 25 prilli do tëjetë dita kur të djathtët do të çlirohen nga demoni Berisha! Nga ana tjetër, Veliaj u shpreh se "Më mirë patronazhist se paramilitarët e Saliut dhe Metës" .Kryeministri Edi Rama ka fituar betejën e radhës online me kryedemokratin Lulzim Basha. Në takimin elektoral në Tiranë, për mbylljen e fushatës, Rama ka arritur deri në 44 mijë shikues në rrjetin social Facebook, e ndërsa kryedemokratin ka arritur maksimumi 1.5 mijë shikues.