PS mbyll fushatën në Elbasan, Balla: Në mandatin e ri do të çojmë përpara të gjitha investimet e nisura

20 Prill 2021, 20:28 | Përditesimi: 20 Prill 2021, 20:35

Kryeministri Edi Rama, Drejtuesi Politik i Pastisë Socialiste për qarkun e Elbasanit, Taulant Balla morën pjesë në takimin e mbylljes së fushatës elektorale në mjediset e stadiumit Elbasan Arena.

Në nisje të fjalës së tij, Balla shprehu falënderime të përzemërta për të gjithë të pranishmit, teksa apeloi për kujdes të shtuar ndaj masave anti COVID-19, pasi jeta është gjëja më e rëndësishme që ka çdo njeri.

“Shumë faleminderit dhe shumë faleminderit edhe atyre që janë përjashta. Për shkak se duhet të respektojmë distancat nuk mund t’i fusim të gjithë brenda. Ne nuk jemi si ata, unë e di që sot pas këtij takimi, në ato banaqet e darkës do të fillojnë: Ja Partia Socialiste i shkeli masat, nuk eshtë e vërtetë.  Distanca është respektuar në çdo cep dhe ju lutem edhe atyre që janë jashtë të respektojnë distancat sepse jeta është gjëja më e rëndësishme që ne kemi”, u shpreh Balla.

Balla kundërshtoi deklaratat e opozitës, e cila më herët vuri në pikëpyetje punët dhe investimet që ka bërë qeveria Rama në zonën e Elbasanit. Ai foli edhe për synimet e vitit të parë të mandatit të tretë qeverisës.

“Na kërkojnë bilanc e na thonë çfarë kemi bërë këto 8 vite dhe unë do ta filloj me diçka që është shumë konkrete. Këtu në Elbasan, në vitin 2013, ne gjetëm vetëm 603 legalizime ose i binte 1 në 2 ditë kishin bërë ata. Në arritëm nga 2013 në 2021 të kemi plot 17 500 legalizime në Elbasan ose nëse do të kishte vazhduar Luli dhr Iliri, Mona dhe Saliu në pushtet me njëri-tjetrin. Unë sot dua t’i them çdo familje të qarkut të Elbasanit që ne do ta mbyllim legalizimin në qarkun tonë brenda vitit të parë të mandatit tonë të ri sepse e kemi bërë pjesën më të madhe të punës”, pohoi Balla për të pranishmit në takim.

b.ha./Shqiptarja.com