PS mbyll fushatën në Tiranë, Rama: Ne e ardhmja, PD e shkuara! 25 prilli dita e çlirimit nga demoni Berisha!

22 Prill, 20:57

TIRANË- Aty ku e nisën, aty edhe përmbyllën fushatën elektorale socialistët e Tiranës, pikërisht në sheshin 'Skënderbej'. Mandatin e tretë, kryeministri Edi Rama tha se duhet për Shqipërinë që ngjarja e Elbasanit, ku një person i pafajshëm i vra nga grupet e armatosura të PD-së, të jetë e para dhe e fundit.

Duke i quajtur "autokolonat e armatosura", Rama tha se ajo është e shkuara që nuk duhet të rikthehet më. 25 prillin, ai e quajti ditën kur shqiptarët do të ndahen nga "demoni Berisha" dhe do të çojnë në shtëpi Ilir Metën, për të cilin është turpi i gjithë shqiptarëve. Për Bashën, Rama u tregua më i butë, duke thënë se nuk është gjë tjetër veçse korrier i së shkuarës, edhe pse në pamje duket europian. Përtej këtyre tre figurave, që për Ramën personifikojnë historinë e së kaluarës, kreu i qeverisë tha se PS-ja është e ardhmja e vendit dhe prandaj të dielën duhet votuar numri 12.Ngjarja e Elbasanit, shtoi Rama, i nxorri "zhveshur" demokratët, pasi vetëm pas këtij momenti ato zbuluan se kanë ngritur një grup të armatosur për të "mbrojtur votën". E përballë kësaj, numri një i socialistëve, tha se është momenti për t'u ndjerë më shumë se kurrë krenarë për patronazhistët që theksoi se nuk bëjnë gjë tjetër veçse dinë çdo hall të qytetarëve.

Kategori të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha