Sot Partia Socialiste po zhvillon mitingun përmbyllës në stadiumin ”Niko Dovana” të Durrësit, ndërsa në fjalën e tij kryeministri Edi Rama u ndal edhe njëherë te thirrja e rëndë për terror e vrasje e Xhelal Mziut dhe më pas edhe faljes që ai kërkoi. Rama tha se Mziu u detyrua të kërkonte falje nga PD, për të cilët tha se ende nuk kanë kërkuar falje për ngjarjen e rëndë në Elbasan, ku u vra Pjerin Xhuvani nga ish-polici i RENEA-s Arbër Paplekaj, pjesë e strukturës së armatosur në PD të vetëshpallur si mbrojtës së votës. Po ashtu Rama u ndal edhe te kandidati i LSI, Etjon Joka, i cili u filmua duke blerë vota, ndërsa ironizoi duke thënë se kishte pritur që Meta të rrëmbente sëpatën për t’i prerë duart, pasi vetë ky i fundit ka deklaruar se “do t’i pritet dora kujtdo që prek një votë”
