PS ‘ndez motorët’ për zgjedhjet/ Zbardhet urdhri për strukturat: Shkoni derë më derë dhe bindni të lëkundurit

27 Dhjetor 2018, 16:56

Nesër do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste ku pritet që të merren disa vendime të rëndësishme, mes të cilave edhe për përgatitjet për zgjedhjet lokale të 2019. Report Tv ka zbuluar kalendarin e veprimtarive kryesore organizative të strukturave të partisë socialiste për zgjedhjet, që pritet të miratohet nesër. Në dokumentin e siguruar nga gazetarja Esiona Konomi PS kërkon nga degët që brenda 15 janarit të dorëzojnë regjistrin e anëtarësisë, ndërsa deri në fund të muajit të parë të vitit të ri të plotësohet dhe dorëzohet struktura e plotë e rrjetit të koordinatorëve.

Deri në mars urdhërohet të përfundojë procesi për riformatimin e organizatave socialiste. E ndërsa në 30 mars do të mbahet Kongresi i PS, në vazhdim zyrtarisht veprimtaria e kësaj force politike do të vendoset në shërbim të zgjedhjeve vendore. Në dokument specifikohet kërkesa për bindjen e të lëkundurve përmes takimeve derë më derë. Duke u ndalur te kandidatët për zgjedhjet lokale, PS kërkon nga degët organizimin e takimeve elektorale me kandidaturat për kryetarë të bashkive, përfaqësues të PS. Zgjedhjet lokale do të zhvillohen në datë 30 qershor të vitit të ardhshëm.

Kalendari i veprimtarive kryesore organizative te strukturave të partisë socialiste që pritet të miratohet nesër në Asamblenë e PS

1. Deri në 15 janar 2019, të përgatitet dhe dorëzohet regjistri i anëtarësisë dhe i strukturave të partisë për cdo bashki dhe strukturë në përbërje të saj për vitin 2018.

2. Deri në fund të muajit janar 2019 të plotësohet dhe dorëzohet struktura e plotë e rrjetit të koordinatorëve sipas skemës së miratuar në nivel bashkie, Nj Ad në përbërje të saj dhe sidomos për cdo OS-QV.

3. Në periudhën 5 janar- 5 mars 2019 në të gjithë vendin do të kryhet dhe përfundojë procesi për riformatimin e OS në zbatim të vendimit të AK të Partisë.

4. Në funksion të vendimit të AK për riformatimin e OS brenda datës I5 Janar të zhvillohen mbledhjet e AS të bashkive, ndërsa brenda datws 25 janar te zhvillohen mbledhjet e KS të njësive administrative dhe mbledhjet në OS të bashkive.

5. Brenda muajit Prill 2019 të përfundojë riorganizimi i strukturave vendore rinore.

6. Në muajin Mars e në vazhdim veprimtaria e strukturave të partisë do të vihet në shërbim të përmbushjes së detyrave elektorale për kurorëzimin me sukses të zgjedhjeve të reja për pushtetin vendor.

•Në njohjen e verifikimin e listave të zgjedhësve për cdo QV;

.Në organizimin e sistemit të patronazhit të anëtarëve dhe përkrahësve të partisë;

.Ne organizimin e zhvillimin e kontakteve me zgjedhësit, të punës derë në derë, të takimeve me komunitetin në lagje dhe fshatra.

•Në zhvillimin e një pune intensive sqaruese në vijimësi dhe me intensitet me qytetaret, sidomos me ata të lëkundurit;

•Në organizimin e takimeve elektorale me kandidaturat për kryetarë të bashkive, përfaqësues të PS;

.Kontakte në vazhdimësi dhe tërheqje e informacionit të përjavshëm nga strukturat vendore të partisë për ndjekjen e veprimtari se dhe plotësimin e detyrave politike, organizative dhe elektorale nga ana e tyre.