PS rrëzon kërkesën e PD për komision hetimor për investimet strategjike! Alibeaj: Kanë frikë nga skandali i madh! Balla: Firmat e kërkesës së parë ia shtuan të dytës

31 Maj 2022, 19:11

Partia Socialiste ka rrëzuar në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve sot kërkesën e 37 deputetëve të Partisë Demokratike për të ngritur një Komision Hetimor për Investimet Strategjike në vendin tonë. Sipas socialistëve kërkesa nuk respektonte rregulloren pasi demokratët kërkesës së dytë me firma shtesë i shtuan firmat e të parës, me numër tjetër protokolli..