“Pse Bogdani ishte në Zimbabve me të korruptuarin?” Basha nuk përgjigjet dhe sulmon gazetaren që i bën pyetjen

19 Tetor 2020, 15:45

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk e ka pritur mirë pyetjen e gazetares së Top Channel, për prezencën ish-deputetit të PD Gerti Bogdani krah një të dënuari për korrupsion në Zimbabve.

Gazetarja i referohej një fotografie ku shfaqej Gerti Bogdani dhe biznesmeni shqiptar Ilir Dedja në Zimbabve krah zyrtarëve të dënuar për korrupsion, dhe që siç akuzon media vendase që publikoi foton, po përgatiteshin për një tjetër tender  korruptiv miliona dollarësh.