Pse e shkele komisionin Ruli dhe fute Salianjin? Basha: Jam krenar bëra një model perëndimor

9 Mars 2021, 21:35 | Përditesimi i fundit: 2021-03-09 21:44:00

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është shmangur pyetjes se pse shkeli vendimin e komisionit Ruli duke futur në listë personazhe politike të skualifikuar. Basha tha se është krenar për modelin që solli.

“Procesi më transparent i zhvilluar nga një parti politike ishte dje. Jam krenar që ne kemi mundur të sjellim një model që funksionon në demokracitë perëndimore. Për çdo individ ka dhe mund të ketë vlerësime të ndryshme. Futurat e detajeve tona kane qenë gjithmonë në funksion të njerëzve. Një gjë të jeni i sigurt, çdo anëtar i listës sonë është i përkushtuar për ndryshimin dhe do të jetë në funksionin të ndryshimit. Lista jonë është garancia dhe angazhimet tona do të bëhet realitet. Bashkë do të sjellim ndryshimin”, tha Basha.