'Pse nuk largoi drejtorin e Policisë në 21 janar'?/ Basha: Policia iu nënshtrua dhunës, vrasjet i bëri garda! Gardistin sot Rama e bëri kryebashkiak

15 Dhjetor 2020, 14:29 | Përditesimi i fundit: 2020-12-15 14:54:32

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka kthyer përgjigje pse në 21 janar, kur ai ishte në krye të Ministrisë së Brendshme, nuk largoi nga detyra drejtorin e Përgjithshëm të policisë, siç po kërkon sot për Ardi Veliun. Për këtë ai bëri fajtor gardën dhe tha që sot, atë që ka qenë në krye të zjarrit në 21 janar, Rama e bëri kryebashkiak. Ai nuk ka lënë pa komentuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në familjen Rasha si edhe prezantimin e buxhetit për vitin 2021.Vizita në familjen Rasha, Basha e quan si një kthim në vendin e krimit, teksa buxhetin e cilëson si një tregues i qartë se si është në dispozicion të oligarkëve dhe jo të qytetarëve. Protestat, Basha i quan si një revoltë të qytetarëve ndaj një qeverie që ka 7 vite që gënjen dhe punon vetëm për vete.Kryedemokrati Lulzim Basha ka kthyer përgjigje pse në 21 janar, kur ai ishte në krye të Ministrisë së Brendshme, nuk largoi nga detyra drejtorin e Përgjithshëm të policisë. Për këtë ai bëri fajtor gardën dhe tha që sot, atë që ka qenë në krye të zjarrit, Rama e bëri kryebashkiak. "Sepse të gjitha institucionet ndërkombëtar tregoi se policia iu nënshtrua dhunës, se vrasja ndodhi si rezultat i veprimeve të gardës, të cilët vepruan dhe shumë prej tyre u përballën me ligjin dhe u dënuan. Sa herë kapet ngushtë nxjerr Rama përmend 21 janarin, se atë që është në krye të grupit të zjarrin e bëri kryebashkiak, një njeri që sot terrorizon Matin. E bëri kryetar të PS e drejtor të OSHE, njeri m precedent penal. Ky është Edi Rama, tjetër gjë thotë tjetër gjë bën". (...) "Sa herë që Rama ka për keq, kthen në skenë 21 janar. Pse e gradoi vrasësin e 21 janarit, sepse ndoshta Rama mund të thotë "ose garda bëri detyrën dhe nuk bëri krim", ose sepse "bëri detyrën partiake se mua më duhej gjaku i tyre". Kurrë nuk do të bëj kompromis me krimin për të ardhur në pushtet dhe të sakrifikojë jetë njerëzish për të ardhur në pushtet, se pushtetin e kam parë si instrument për t'iu shërbyer njerëzve", tha Basha.