'Pse nuk vesh bluzen e bardhë'/ Shehu: Pyetje provokative, kurba e të infektuarve 'lëvizet' me çelës

26 Prill 2020, 13:06 | Përditesimi i fundit: 2020-04-26 14:12:24

TIRANË- Ish- ministri i Shëndetësisë nga radhët e PD-së, Tritan Shehu ka bërë një analizë të kurbës të të infektuarve në vendin tonë, sipas së cilit ajo nuk është e qetë, siç pretendon qeveria, por e paqartë.

Në një komunikim të drejtpërdrejtë në Report TV, Shehu tha se në asnjë vend të botës nuk ndodh një luhatje kaq e madhe sa në Shqipëri, ku një ditë raportohen 34 raste, të nesërmen 14 raste. Për ish- ministrin, kjo është një tregues i qartë se ku të dhënat po fshihen.Sa më pak testime që bëjnë, aq më e qetë është situata. Ky është parimi i qeverisë shqiptare. Kjo është realisht diçka e gënjeshtër, që fsheh realitetin. Jam dakord që kurba në vendin tonë është një kurbë e butë. kjo nuk është një meritë e jona, por duhet studiuar. Situata nuk është e qetë, është e paqartë. Që të bësh konfuzione duhet të marrë informacione nga terreni, por në terren ka shumë pak teste dhe duhet të ketë shumë aktiv në terren, të instruktuar dhe të pajisur me mjekun e familjes. Kurba jonë është shumë e çuditshme, dje 34 raste sot ra me 14. Ku ndodh kjo punë? Nuk ekziston një kurbë e tillë, tregon se është e deformuar, nuk ka asnjë logjikë, ose e lëvizin me çelës, dje shumë, sot e lëmë pak", tha Shehu në intervistën për gazetarin e Report TV.