Pse po fshihet vdekja në kantier e punëtorit invalid?! Kolegu: Punuam bashkë në pallat! Kompania ‘Eral’ e mohoi, burime: Punonjës i një nënkontraktori nga Elbasani

1 Qershor 2022, 22:50

Report Tv sjell fakte dhe dëshmi ekskluzive nga vdekja e 34-vjecarit Maksim Debrova në pallatin që po rikonstruktohej në Milot. Dëshmia kyçe e kolegut të Debrovës, të cilën autoritetet ende nuk e kanë administruar si provë, hedh poshtë pretendimet e kompanisë 'Eral Conctruction' se 34-vjeçari nuk vdiq duke punuar, pasi në dëshminë para familjarëve, ai tregon se më 25 maj, ditën e ngjarjes së rëndë, kanë qenë bashkë duke punuar në pallatin prej nga Debrova ra nga kati i pestë.