Pse tradhtojmë partnerët dhe kush fal më shumë?

26 Mars 2019, 19:48

Në një kohë kur vihet re një tendencë në rritje e tradhtisë bashkëshortore, shpesh herë janë çiftet e rinj ata të cilët tradhtojnë më së shumti. Këtë e pohon edhe sociologu Edmond Dragoti për Report Tv, ku shprehet se periudha më delikate që mund ta shtyjë një çift drejt tradhtisë është pikërisht 3-vjeçari i parë i lidhjes.

“Periudha e fillimit të një marrëdhënieje, që zakonisht deri në 3 vjet sipas statistikavetë deritanishme është periudha ku partnerët përpiqen të përshtaten me njëri tjetrin, dhe mundësia e keqkuptimeve është shumë e madhe. Edhe një veprim i drejtë mund të konsiderohet i gabuar, xhelozia është në nivelet më të larta, dhe mundësia për ta keqkuptuar xhelozinë apo tradhtinë është më e madhe", shprehet psikologu Edmond Dragoti.

Por kush tradhton më tepër, meshkujt apo femrat?

“Të predispozuar janë meshkujt për të tradhtuar, por janë femrat ato që i provokojnë apo joshin. Por sot nuk është më kjo ndarje, pasi sot edhe femrat janë po aq vendimarrëse në sjelljen e tyre. Janë ato që shpesh drejtojnë apo marrin iniciativën për shumë gjëra, edhe në kuptimin e tradhtisë. Meshkujt dhe femrat shtyhen nga kurioziteti, nga nevoja për të njohur diçka tjetër, të ndryshme nga ajo e mëparshmja”, thotw Edmond Dragoti..

E duke qenë se tradhtia është një fenomen i pashmangshëm, ka edhe nga ato raste ku partneri ose partnerja e ka toleruar, por sipas Dragotit, një indivit me integritet dhe i sigurt në vetëvete nuk do e falte tradhtinë.

“Një njeri i sigurt në vetvete, që ka integritet, mund të mos e pranojë tradhtinë, por nga ana tjetër edhe mund ta tolerojë atë në kuptimin që për të është më e rëndësishme individualiteti i tij, dhe marrëdhënien e konsideron mbi bazat e natyrave të tjera. Disa persona janë më tolerant ndaj tradhtisë, ndërsa të tjerë janë më pak tolerantë ose janë intolerant në thelb. Ka shumë faktorë, ku njëri prej tyre është mbi ç’bazë është krijuar marrëdhënia, pasi nëse është krijuar mbi bazat e besnikërisë, domethënë ka qenë kushti kryesor besnikëria, normalisht që prishja e besnikërisë çon në prishjen e marrëdhënies", shprehet psikologu.

Por edhe vetë qytetarët për Report Tv shprehen se nuk do e falnin asnjëherë tradhtinë.

Shkaqet për tradhtinë në çift mund të jenë nga më të ndryshmet, e megjithatë lumturia, është i vetmi faktor që e bën immune një marrëdhënie nga tradhtia.