'Pseudo-intelektualë dhe pseudo-ekspertë', Meta shfrytëzon Ditën e Librit për t'iu përgjigjur atyre që e gjykuan për ndryshimet në Kodin Penal

23 Prill 2020, 17:02

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta ka shfrytëzuar Ditën Ndërkombëtare të Librit për t'iu përgjigjur atyre që e kundërshtuan për miratimin e Kodit Penal në lidhje me situatën e pandemisë, konkretisht të dënimeve në rast të përhapjes së tij. Meta i quan ata persona të cilët e gjykuan si “pseudo-intelektualë” dhe “pseudo-ekspertë”, pasi ligje të ngjashme ka edhe Danimarka, vendi që Meta e ka përzemër lidhur me të drejtat e njeriut, por edhe shpikjen e institucionet të avokatit të popullit.

Në faqen zyrtare presidenti Meta shkruan: "Sot është një ditë e rëndësishme, Dita Ndërkombëtare e Librit.