PSG mund 3-0 Lajpcig/ Francezët prekin për herë të parë në histori finalen e Champions League!

19 Gusht 2020, 10:27

PSG është finalistja e parë e Champions League. Kampionët e Francës mundën pastër 3-0 në gjysmëfinalen e zhvilluar në "Da Luz" Lajpcig duke siguruar për herë të parë në histori finalen e kompeticionit europian më të rëndësishëm për klube.

Ëndrra e gjermanëve të Lajpcig për të bërë historinë morri fund që në pjesën e parë kur PSG shënoi dy herë me brazilianin Marquinhos dhe argjentinasin Di Maria. Në fraksionin e dytë llogaritë i mbylli Bernat.Neymar-Mbappe me shokë presin në finalen e madhe fituesen e gjysmëfinales tjetër Lyon-Bayern Mynih takim që luhet të mërkurën. Finalja e Champions do të luhet të dielën më 23 gusht në Lisbonë./ Përgatiti Andi Kapxhiu