Psikiatrja shqiptare në Zvicër: S’raportohet për shqiptarë të prekur, do të rritet numri i divorceve

10 Prill 2020, 19:45

Me lidhjet e drejtpërdrejta të shumta gjatë këtyre ditëve, Report Tv ishte sot në Zvicër ku folëm me psikiatren, Ermira Hoti, një mjeke nga Shkodra e cila prej vitesh jeton atje. Ajo deklaroi për gazetarin Besard Jacaj se Zvicra ndodhet në këto momente në një fazë të qetë të sëmundjes dhe shpresohet që një gjë e tillë të vijojë edhe më tej.