PS-ja asamble online në 3 qytete brenda javës së parë të shtatorit, priten ndryshime në kupolë

26 Gusht 2020, 17:42 | Përditesimi i fundit: 2020-08-26 17:43:08

Socialistët nuk do ti shohim kaq pranë njëri tjetrit në organizimin e radhës të Asamblesë. Për herë të parë, Asambleja Kombëtare e PS do të zhvillohet online, në pamundësi për të mbledhur fizikisht një numër të konsiderueshëm njerëzish , për shkak të pandemisë Covid-19.

Report tv mëson se Asambleja online nuk do të zhvillohet vetëm në Tiranë, ndonëse aty do të jetë baza kryesore. Selia rozë po shqyrton mundësinë e mbledhjes së ekipeve të saj në 3 rajone të Shqipërisë, rajoni i veriut të organizohet në Shkodër, rajoni qendror në Tiranë dhe jugu në Fier. Të gjitha këto rajone do të jenë në komunikim online me bazën në Tiranë, ku socialistët mendohet të organizohen tek Amifteatri, i cili sipas tyre ka kapacitet mjaftueshëm për të siguruar distancimin e nevojshëm.