PS-ja i rrëzoi dekretin, Lleshaj: Meta ka fantazi të tepruar! Presidenca: Policia, jo peng e vettingut selektiv për t'i bërë fushatën partisë

14 Korrik 2020, 17:02

TIRANE-Komisioni i Sigurisë Kombëtare rrëzoi dekretin e Presidentit, që ktheu për rishqyrtim ndryshimet në ligjin për Vetingun në Polici, Gardë e SHÇBA.  Sipas Presidentit Meta shtyrja e afatit të vettingut në polici rrit edhe më shumë kontrollin politik të ministrit të Brendshëm mbi këtë proces, aq më tepër, vijonte kreu i shtetit, që kjo ndodh përpara zgjedhjeve parlamentare. Por, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u shpreh se nuk do të pranojnë arsyet e Presidentit sepse kjo do të thotë të ndërpritet procesi i vettingut.