PS-ja 'ndez motorët' për zgjedhjet nga jugu, Balla: Fitojmë mandatin e tretë, opozita shumë dobët

24 Qershor 2020, 15:27

TIRANE-Partia Socialiste e Shqipërisë ka "ndezur motorët" për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të vitit 2021. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla mori pjesë në takimet me ekipet drejtuese vendore të Partisë Socialiste në Fier, Vlorë dhe Gjirokastër.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se takimet kishin në fokus planin organizativ si dhe në vendosjen e piketave  strukturore për zgjedhjet e Prill-Majit 2021, ku sipas tij, PS do të marrë besimin për mandatin e tretë me Edi Ramën Kryeministër.