Publikimi i fotos së Santiago Malkos, Ardi Veliu çon për hetim 120 policë që ndihmuan gazetarët

3 Shtator 2019, 17:33

Të paktën 120 efektivë policie në të gjithë vendin, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, janë dërguar në Drejtorinë e Standardeve, ku pritet të nisë një hetim ndaj tyre apo deri në marrjen e ndonjë mase të rëndë disiplinore, me akuzën që kanë ndihmuar gazetarët në punën e tyre.

Burimet sqaruan se kjo lëvizje e kryepolicit Ardi Veliu, vjen pasi këta efektivë kanë hyrë në sistemin TIMS e kanë kërkuar të dhënat për ish efektivin e vrarë më 27 Gusht, Santiago Malko foto e te cili ka dalë në Report Tv dhe më vonë u publikua dhe nga disa media të tjera. Qëllimi i investigimit është pikërisht zbulimi kush e ka marrë foton e viktimës nga sistemi TIMS për të ndihmuar gazetarët.