Publikohet ekstrakti i parë i listave zgjedhore të 25 Prillit 2021/ Të drejtë vote 3 milion e 608 mijë e 3 shtetas

5 Tetor 2020, 15:28 | Përditesimi: 5 Tetor 2020, 17:24

Ministria e Brendshme publikon sot, sipas përcaktimeve ligjore, ekstraktin e parë të listave zgjedhore për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 25 Prill 2021. 

Nga të dhënat paraprake të gjeneruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, rezulton se të drejtën e votës e kanë 3,608,003 shtetas. Ndër ta, rreth 50.5% e zgjedhësve janë meshkuj dhe rreth 49.5% femra.

r.k./Shqiptarja.com