Publikohet Indeksi i parë i Barazisë Gjinore, Manastirliu: Shqipëria mes vendeve të Bashkimit Europian

28 Janar 2020, 15:38

Rezultati i Shqipërisë prej 60,4 pikësh është pak më poshtë mesatares së BE-së me 67,4 pikë.

Ky rezultat e vendos Shqipërinë në vendin e 17-të, në krahasim me vendet e BE-së, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.Në fushën e pushtetit, rezultati i vendit prej 60,9 pikësh është më i lartë se mesatarja e BE-së prej 51,9.
Megjithatë, pabarazia gjinore është ende e pranishme në shkallë të konsiderueshme, veçanërisht sa i përket pabarazive në të ardhura, ndarjes gjinore në arsimin e lartë dhe ndarjes së punëve të shtëpisë