Publikohet video e masakrës në Libi ku gjetën vdekjen mbi 40 studentë

7 Janar 2020, 09:17 | Përditesimi i fundit: 2020-01-07 09:31:23

Sulmi ajror në Libi i iniciuar nga marshalli Khalifa Haftar goditi një akademi ushtarake në Tripoli, duke vrarë më shumë se 40 studentë, kryesisht kadetë, dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.

Në reagimin e tij Haftar ka mohuar përgjegjësinë duke thënë se shpërthimi nga ndoshur si pasojë e një shpërthimi brenda ambienteve të akademisë.

Ndërkohë në Libi forcat e gjeneralit Khalifa Haftar hynë në qytetin bregdetar të Sirte, deri më tani në duart e Qeverisë së Fayez al-Serraj.

Përparimi i trupave përkon me ardhjen në Libi të grupit të parë të ushtarëve turq të dërguar nga Ankaraja me qëllim mbështetjen e qeverisë Serraj, e njohur nga Kombet e Bashkuara.