Punë jashtë orarit, organet e Vettingut: Duam pagesë shtesë

23 Qershor 2019, 13:47

Kur kanë kaluar më shumë se 14 muaj nga seanca e parë e vettingut, institucioni i cili është duke kontrolluar pasuritë dhe figurën e gjyqtarëve është në kërkim të parëve për të mbajtur stafin komisionerët dhe këshilltarët e tyre.

ReportTv ka siguruar ekskluzivisht një letërkëmbim të ministrisë së financave me komisionin e pavarur të kualifikimit për orët jashtë orarit zyrtar, statusit të drejtuesit si dhe vështirësisë në punë.

Kërkesës për shtesë fonde bërë më 8 maj 2019 nga vettingu, i përgjgijet më 21 maj se edhe para reformës në drejtësi edhe pas saj për gjyqtarët nuk ka qenë e parahsikuar pagesa për punën jashtë orarit.

“Komisioneri dhe Komisioneri publik marrin pagë dhe përfitime të tjera financiare në përputhje me legjislacionin që rregullon statusin e gjyqtarit dhe prokurorëve” si dhe në legjislacionin që rregullon satusin e gjyqtarëve dhe prokurëve, nuk gjejmë në trajtimin financiar të tyre, të drejtën e pagës për orë jashtë orarit zyrtar.

Për rrjedhojë shton ministria e financave, bazuar në pikën 5 të po këtij neni, ku paga e këshilltarit i referohet pagës së komisionerit dhe nuk parahsikohet një trajtim ndryshe ninanciar, në llogaritjet tona nuk janë parashikuar fonde buxhetore për orët jashtë orarit.

Vec orëve jashtë orarit tre institucionet e vettingut, si komisioni i pavarur i kualifikimit, kolegji i posacëm i apelimit dhe komisioneri publik kanë kërkuar edhe pagesën shtesë për vështirësi.

Në përgjigjen e saj drejtuar institucioneve të vetting, financat thonë se “në fondet tona nuk janë parashikuar fonde për këtë qëllim, pasi paraprakisht kërkohet miratimi injë akti nënligjorë që përcaktojnë masën e shtesës për vështirësi”.

Në një kohë kur vetting është karta më e fortë e shqipërisë për integrimin në BE, mospagesa e orëve jashtë orarin për stafin e vetting dhe  letërkëmbimi me financat dhe institucionet e vetting. Ka bërë që punonjësit e këtij procesi që kur tek financat ishte Arben Ahmetaj të mos marin pagesën që u takon.

Deri më tani nga mbi 880 subjekete gjyqtar e prokuror si dhe këshilltar ligjorë në sitën e vetting kanë kaluar mbi 150 subjekte ku gjysma e tyre janë shkarkuar dhe një pjesë janë dorëhequr.

Ndërsa përgjatë muajit qershor seancat në KPK vazhdojnë të jenë nga katër ose pesë në ditë për shkak të listër prioritare të kërkuar për prokurorinë e posacme antikorrupsion, kandidatëve për kushtetuese si dhe kandidatëve për kryeprokuror dhe inspektor të lartë të drejtësisë.