Punëtorët e një fasonerie në protestë në Vlorë: Kemi një muaj e gjysmë mbyllur, duam pagën e luftës

30 Prill 2020, 15:28 | Përditesimi i fundit: 2020-04-30 15:38:06

Disa punëtorë të një fasonerie në Vlorë, të cilët prodhojnë këpucë, kanë dalë në protestë për të kërkuar pagën e luftës, pasi sipas tyre e meritojnë. Ata thonë se fabrika në fjalë, me pronar italian, ka një muaj e gjysmë që është mbyllur, por ata nuk kanë marrë asnjë lek.

Fabrika është mbyllur pasi të njëjtin fat ka patur edhe tregu në Itali për shkak të koronavirusit, ndërsa sipas punëtorëve janë paguar vetëm 30 vetë.

"Duam ta dimë nga vjen ky problem, nga fabrika, nga ekonomistja apo nga shteti. Nuk po fajësojmë askënd, por disa punëtorë kanë lënë punën për arsye ekonomike se është mbyllur fabrika për shkak të COVID-19. Shumica  e puntorëve që janë këtu është se fabrika është mbyllur, ndërkohë që figurojnë në punë. Tani ta dimë dhe në çfarë të bëjmë? Jemi me qira... Vërtetë i ri jam dhe nuk kam nevojën e askujt, ndihmë ekonomike apo asistence, nuk dua t'ia di për këto gjëra, thjeshtë të punojmë.

Kam një muaj e gjysmë që qëndroj në shtëpi, ndërsa prej dy javësh kam filluar punë. Për arsye se zdo rrija në shtëpi e të prisja zgjidhje sepse jemi nevojtarë. Fabrika është hapur, pavarësisht se me probleme, unë kam bërë shkëputjen se doja të punoja,"-thotë një punëtorë i cili ka ndryshuar vendin e punës.