Punëtorët e Uzinës së naftës në Ballsh protestë para prefekturës, kërkojnë pagat dhe sigurimet

23 Dhjetor 2019, 10:54

FIER- Punëtorët e Uzinës së Naftës në Ballsh kanë protestuar sërish para prefekturës së Fierit. Ata kërkojnë pagat e prapambetura dhe sigurimet shoqërore. Ata pretendojnë se kanë dy muaj pa marrë rrogat dhe  muaj pa siguracione.

Një javë më parë ata zhvilluan një takim me prefektin, ndërsa pretendojnë se ai i kishte premtuar se do të merrnin pagat, por shprehen se deri më sot nuk kanë marrë asnjë përgjigje.Ata paralajmërojnë se do të udhëtojnë drejt Tiranës për të vijuar aty protestën e tyre.