Punimet në pjesën verilindore të Unazës së Madhe, Balluku: Kemi zgjidhur problemin e shpronësimeve, shpresojmë që vepra të përfundojë para afateve

18 Shtator 2020, 11:01 | Përditesimi i fundit: 2020-09-18 14:55:04

Balluku tha se investimet në zonat urbane kanë problematike me shpronësimet dhe dokumentacionet përkatëse nga vetë banorët, por që në këtë rast banorët janë shpronësuar nga fondi i përcaktuar nga qeveria prej 148 milionë lekësh. Balluku tha se në këtë projekt të ndryshuar kanë marrë zgjidhje edhe kërkesat e paraqitura nga Bashkia e Tiranës për ta pasuruar projektin me elementë urbanë ku do të përfitojnë banorët e zonës.