Punimet në Rrugën e Durrësit, Veliaj: Nuk ishte investuar që nga koha e italianit, korsi për autobusat

2 Shtator 2020, 15:10

Rruga e Durrësit, një prej kantiereve në kryeqytet ku gjatë verës është punuar me ritme të shpejta, po transformohet plotësisht. Për pak ditë, investimi për ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve dhe rikonstruksionin e rrjetit të ujësjellësit do të zgjidhë problemin e furnizimit me ujë të pijshëm për gjithë zonën veriore të kryeqytetit.