Punimet për aeroportin e Vlorës nisin 5 ditë përpara zgjedhjeve

10 Mars 2021, 17:35 | Përditesimi i fundit: 2021-03-10 17:44:28

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku zhvilloi një takim informues mbi zhvillimet në aviacionin civil në mënyrë të veçantë vënien në funksion të aeroportit të Kukësit, mbylljen e procedurave për ndërtimin e aeroportit të Vlorës dhe ndryshimin e kontratës së koncensionit  për aeroportin e Rinasit.

Eltar Deda, drejtori i Përgjithshëm i Politikave dhe Zhvillimit në Fushën e Infrastrukturës dhe Territorit, në Ministrinë e Transporteve deklaroi sot se “Deri më 18 mars do të shpallet kompania fituese. Në 20 prill fillojnë punimet për aeroportin e Vlorës”.Një tjetër lajm i mirë tha më tej ministrja është se “Duke nisur nga data 28 mars, nisin fluturimet direkt, dy herë në javë, Tiranë-Dubai nga kompania Flydubai”.