'Punimet për modernizimin e Tiranës vijojnë', Veliaj: Në një kohë normale sot Dogana do ishte inauguruar

22 Prill 2020, 22:27

Nëse nuk do ishim bllokuar punimet te Dogana sot do të ishte inaugurim i saj dhe do ishte hapur qarkullimi në Tiranë. Do të doja të transformoheshim më shpejtë por është një pjesë e politikës që vijon të mbajë vendin zvarrë. Tek Universiteti Bujqësor do kishte mbaruar edhe ajo shkollë po të mos ishte për dhëndurët e ish kryeministrave. Humbën muaj të tërë kot, por puna po vijon sot. Aty do të ndërtohen dy shkolla me standarde pë fëmijët e asaj zone. ka mbaruar segmenti i rrugës nga Kombinati në Vaqarrë dhe po bëjmë pyllëzimin anash saj, ku ka qenë varreza makinash. vendin e tyre do e zëri trotuar dhe gjelbërimi si dhe do të krijohet një stacion autobusi në atë zonë. Tirana jo vetëm do mundi pandeminë por edhe do të gdhihet shumë më e modernizuar.

  •